Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se nesër do të mbahet seancë e rregullt plenare, e cila në rend dite do të ketë tre pika, por jo edhe atë të demarkacionit.
Pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme janë këto:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-109 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal,
3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.