Ferizaj

Nesër mbahet mbledhje komemorative në nderim të veprës së veprimtarit Ramadan Emini

By FerizajPress

February 07, 2020

Në përkujtim të jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramadan Emini, Shoqata e të Burgosurve Politik  së bashku me Komunën e Ferizajt  organizojnë mbledhje komemorative.

Mbledhja Komemorative mbahet në teatrin “Adriana” në Ferizaj, më 08.02.2020, ora 13:00

Organizatorët kanë ftuar qytetarët  për një pjesëmarrje sa më massive në nderim të  jetës dhe veprës  së veprimtarit Ramadan Emini.