Ferizaj

Nesër mbahet mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës të intelektualit, Ramadan Haziri,

By FerizajPress

September 01, 2018

 

Njoftohen qytetarët e Ferizajt, shoqata e të burgosurve politik, artdashësit dhe komuniteti letrar se sot ka ndërruar jetë, veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, romancieri, publicisti, mësuesi dhe personaliteti poliendrik që pati Ferizaj, shkrimtari Ramadan Haziri.

Në kujtim të jetës dhe veprës të intelektualit, Ramadan Haziri, Komuna e Ferizajt nesër, datë 2 shtator, ora 10:00 në Teatrin “Adriana” organizon mbledhje komemorative.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime familjes Haziri, miqve dhe të njohurve të tij, duke e vlerësuar lartë figurën e tij, angazhimin shumëvjeçar e të pakursyer për çështjen kombëtare si dhe kontributin në artin dhe kulturën ferizajase e mbarëkombëtare.