Ferizaj

Nesër mbahet Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Bekim Mehmeti- “Zharava”

By FerizajPress

December 01, 2017

Ferizaj.01.12.2017.. Nesër (e shtunë. 02.12.2017. ) në Teatrin “Adriana” mbahet Akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Mehmeti- “Zharava” Gjatë ditës së nesërme ora 10:oo do të bëhen homazhe në varrezat e Veteranëve në Shtime dhe pastaj në Ferizaj ora 11:00 në Teatrin Adriana do të mbahet Akademia Përkujtimore. Kjo Akademi mbahet nënë patronazhin e Këshillit organizativ e ku pritet të marrin pjesë figura të nivelit qendrorë dhe lokal.