Ferizaj

Nesër mbahen garat automobilistike. Kjo rrugë do të mbyllet përkohësisht në Ferizaj

By FerizajPress

October 26, 2019

Nesër në Ferizaj do të mbahen garat automobilistike të cilat organizohen nga Federata e Auto-sporteve të Kosovës.

Me këtë rast  do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në një segment  të rrugës “Brahim Ademi”.

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se  nesër (E dele, 27 Tetor 2019) duke filluar prej orës 11:00  deri ora 16:00  rruga urbane  “Brahim Ademi” , pikërisht segmenti rrugor  nga Qendra e Inovacionit (Afër  teatrit Adriana)  e deri  te kryqëzimi  me rrethrrotullimin  afër kazermës së FSK-së, do  të jetë I mbyllur  për qarkullim të trafikut për të gjitha automjetet.

Ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut  në këtë segment të rrugës urbane “Brahim Ademi”  do të bëhet për arsye se Federata e Auto-sporteve të Kosovës do të organizojë garën rrethore automobilistike në kuadër të   Kampionatit të Kosovës.

Rrugët alternative të  cilat mund të përdoren deri në përfundimin e kësaj gare automobilistike janë, rruga rreth  Stacionit policor, rruga urbane “Ismet Sopa”, rruga urbane “Haxhi Sejda” e cila ka dalje në rrugën “Brahim Ademi” , rruga urbane  “Parku I Lirisë” dhe rruga urbane e “UÇK”-së

Përmes këtij njoftimi  nga qytetarët kërkohet mirëkuptim dhe luten që ti  shfrytëzojnë rrugët  alternative deri në përfundim  të kësaj gare automobilistike.

Garat dhe qarkullimi i automjeteve gjatë gjithë kohës do të jenë në monitorim të policisë së Ferizajt