Në kuadër të Superligës së Kosovës, KH Kastrioti nesër do të përballet me ekipin Prishtinas. Është kjo ndeshja e parë për sezonin pranverorë ku “Kastrioti” pret ekipin i cili ka vetëm një pikë më pak në radhitjen në tabelë.
Ndeshja zhvillohet nesër,më 25.02.2017 ora 19:00 në Sallën e Sporteve Bill Clinton në Ferizaj.
Për këtë udhëheqja e klubit ka ftuar të gjithë sportdashësit që të përcjellin këtë ndeshje dhe të përkrahin ekipin ferizajas dhe të jenë një motiv shtesë për angazhim dhe fitore.