Ferizaj

Nesër hiqet bora nga trotuaret e Ferizajt

By FerizajPress

January 07, 2017

Shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt, bën të ditur se nesër (8. 1. 2017), nga ora 10:00, do të fillojë heqja e borës nga trotuaret e Ferizajt nga kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

Shtabi u bën thirrje qytetarëve që t’i heqin automjetet e tyre nga trotuaret, si dhe t’i shmangen parkimit të makinave në parkingje, për të mos e penguar pastrimin e grumbujve të borës.