Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatën Ndërkombëtare GIZ, organizojnë Panairin e Punës në Ferizaj.
Panairi i Punës mbahet më 13 maj 2017 (e shtunë), ora 09:30 – 15:30 në Palestrën e shkollës fillore “Tefik Çanga”në Ferizaj.
Në këtë panair, biznese dhe organizata të ndryshme do t’u ofrojnë mundësi punësimi kandidatëve të interesuar dhe informata rreth mënyrës së punësimit