Ferizaj

Nesër hapet ekspozita e vizatimit “Bienali i Vizatimit”

By FerizajPress

December 02, 2019

Nesër në Galerinë e Arteve në Ferizaj  hapet ekspozita e vizatimit “Bienali i Vizatimit”

Është ky Bienali i katërt i vizatimit që po mbahet në Ferizaj e ku këtë vit punimet e tyre do ti ekspozojnë  32  autorë.

Hapja e “Bienali i Vizatimit” bëhet më 03 Dhjetor 2019  me fillim në ora 18:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Kujtojmë se  ky Bienal ishte planifikuar të hapej më 26 Nëntor 2019, por pas  tërmetit që ndodhi në Shqipëri dhe pasojave të rënda ishte shtyrë për 03 Dhjetor.