Lajme

Nesër fillon inspektimi i përbashkët policor i Kosovës dhe Shqipërisë

By FerizajPress

April 19, 2016

Duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë inspektimi i përbashkët nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ceremonia e fillimit të këtij inspektimi do të mbahet nesër nga ora 11:00, në objektin e Drejtorisë së Policisë në Kukës, pas një takimi të përbashkët në mes agjencive mbikëqyrëse të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky inspektim i përbashkët vjen pas nënshkrimit të protokollit për inspektim të përbashkët një javë më herët (më 13 prill) në mes dy institucioneve.