Ferizaj

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

By FerizajPress

January 09, 2022

Pas 10 ditë pushimi dimëror, nesër do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Kosovës.

Ministria e Arsimit njoftoi të dielën se varësisht prej situatës epidemiologjike task-forcat komunale do të vendosin se cili skenar do të ndiqet për mësim, online apo fizikisht.

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sfiduese është rritja e infektimeve ditëve të fundit, megjithatë mësimi pritet të nis fizikisht në të gjitha shkollat.

Por sipas SBAShK-ut, mësimi mund të ndërpritet në mars nëse nuk ka lëvizje nga qeveria për Ligjin e Pagave, për çka ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se janë duke punuar në të.