Lajme

Nesër fillon gjykimi ndaj tetë të akuzuarve për krime në Srebrenicë

By FerizajPress

February 06, 2017

 

Gjykimi u shty në dhjetor për shkak të kërkesave nga pala mbrojtëse

Dëshmitarët janë kryesisht viktima si dhe dëshmitarë të krimeve për të cilët gjykata ka ofruar mbrojtje të identitetit,transmeton lajmi.net.

Në seancën e fundit e cila u mbajt në tetor të gjithë të akuzuarit u deklaruat të pafajshëm, ndërsa në gjykim të gjithë do të kenë mundësi të paraqesin prova që vërtetojnë pafajësinë e tyre.

Të pandehurit do të përballen me akuzat për krime kundër popullatës civile në Srebrenicë më 14 korrik të vitit 1995, ku mbetën të vrarë qindra myslimanë.

Nedeljka Milidragovića, Aleksu Golijanina, Milivoja Batinića, Aleksandra Dacevića, Boru Miletića, Jovana Petrovića, Dragomira Parovića dhe Vidosava Vasića, janë tetë të akuzuarit.

Deri më tani janë identifikuar 1 mijë e 300 myslimanë të vrarë në Kravicë./Lajmi.net/