KEDS njofton se për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Reduktime nesër do të ketë ne disa pjesë të Ferizajt. Komunikata e plotë:
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte
Ferizaj
1.
Më 12.05.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV QMI(41000011) nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët komercialë: Cima Plus, Reshat Haredini, Kosova Asfalt, Eshref Metaj, Besart Krasniqi, Pofix, Sadik Qoqaj, Hidroizolimi Shala, QMI, Sami Krasniqi, BAKI, V.Gashi, Elektrostublla, Potera, Hospital Kosova, Graf-Shpk, Atlantik Group, Betonjerka, Afrimi, Solidi, Fama, Standard Benz dhe Vila Marigona.
Arsyeja e shkyçjes: punë e planifikuar- kyçja e trafostacionit të ri Viva-Fresh
2.
Më 12.05.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 3 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Doganaj(40042004) prej orës 09:00 – 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Doganaj, Zaskok, Dubravë, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme.
Arsyeja e shkyçjes: vendosja e shtyllës së betonit 12/1000.