Lajme

Nesër dita e fundit e Presidentes Jahjaga

By FerizajPress

April 05, 2016

Atifete Jahjaga nesër do ta ketë ditën e fundit si Presidente e vendit.

Zyra e Presidentes kanë dërguar agjendën e saj për ditën e nesërme, njofton Klan Kosova.

Jahjaga nesër do të merr pjesë në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”, e cila do të mbahet në ora 13:00.

Ndërsa në ora 16:00 Jahjaga do të mbajë fjalim para studentëve në Fakultetin Juridik.

Të enjten Jahjaga do të dorëzojë postin e saj tek presidenti i ardhshëm Hashim Thaçi në seancën solemne e cila është para parë të filloj në ora 11:00.