Ferizaj.19.12.2017. Nesër, me fillim në orën 10:00, mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Në këtë mbledhje pritet të betohet kryetari i zgjedhur Agim Aliu që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme me Ferizajn. Në këtë mbledhje të parë të asamblesë komunale pritet të betohen edhe anëtarët e Kuvendit Komunal.
Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje inauguruese:
9:30: Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UCK-së
10:00 Pjesa solemne – Seanca Inauguruese, fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës – Dhënia e Betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës. – Dhënia e Betimit të Kryetarit të Komunës. – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës. – Pjesa e punës së Kuvendit të Komunës.
– Mbyllja e seancës