Lajme

Nëse vërtetë dëshironi të zbuloni karakterin e një personi, atëherë mjafton të bëni këtë pyetje

By FerizajPress

April 13, 2016

Një studim i kryer nga Dr Dustin Wood nga Universiteti Wake Forest në Karolinën e Veriut, ka pyetur njerëzit se çfarë mendojnë për të tjerët dhe sipas fjalëve që kanë thënë ata, ai ka arritur të zbulojë shumë gjëra mbi karakterin e tyre.

Studimi është ndarë në tri pjesë dhe së pari ata janë pyetur rreth tipareve pozitive dhe negative të njerëzve të tjerë, shkruan The Independent, transmeton koalb.com.

Ata që flasin për gjëra pozitive në fillim janë cilësuar si njerëz më pozitive dhe me të lumtur me vetën e tyre, nga ana tjetër, njerëzit që gjykojnë në mënyrë negative, janë më të prirur të jenë narcisoidë dhe më antisocial.

Sipas Dr.Wood tiparet negative të personalitetit janë të lidhura ngushtë me vështrimin e të tjerëve negativisht. “Tendenca për të parë anën negative të njerëzve dërgon drejt depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit”, ka theksuar ai.

Një vit më vonë, Dr. Wood ka vizituar edhe njëherë njerëzit që kanë qenë pjesë e studimit dhe ka hetuar se mendimet e tyre nuk kishin ndryshuar aspak. Ata që ishin të prirur të mendonin pozitivisht për tjerët, ishin ende pozitiv dhe se e njejta gjë mund të thuhet edhe për ata që mendonin në mënyrë negative, transmeton koalb.com.

Sipas tij, mendimet negative për njerëzit mund të lidhen me depresion, çrregullime antisocial dhe me raste ekstreme psikologjike.

Pra, nëse dëshironi të kuptoni karakterin e një personi, mjafton ta pyesni se çfarë mendon ai për shefin tuaj. /Koalb