Nëse shkoni në jug të Shqipërisë, shmangeni këtë rrugë (Foto)

By FerizajPress

July 24, 2016

Shkak është bërë trafiku i rënduar, i krijuar në fakt që prej nisjes së sezonit. Si pasojë e ngushtimit të aksit përgjatë Lungomares, i cili lejon vetëm një kalim dhe fluksit të pushuesve, radha e makinave shkon nga Orikumi deri në Vlorë.

Dëshmitarë tregojnë për “Panorama” se prej 2 orësh kanë mbetur në afërsi të Radhimës dhe nuk po lëvizet asnjë metër. Mes vargut të panumërt të mjeteve që po tentojnë të hyjnë në Vlorë ndodhet edhe një autoambulancë, e cila nuk mundet të mbërrijë në spital.

Për udhëtarët, pushimet jo vetëm të fundjavës, por edhe gjatë ditëve të tjera të javës janë shndërruar në një tmerr të vërtetë, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë.

 

.