Ekipi i Luis Enriques ka aktualisht tri pikë më tepër se Atletico Madrid dhe katër më shumë se Real Madrid në krye të tabelës.
Mirëpo, në rast të një tjetër humbje në takimin e ardhshëm ndaj Valencias të dielën, Barcelona rrezikon seriozisht ta humb La Ligën, shkruajnë mediat madrilene.
Ecuria e Barcelonës në muajin e fundit është brengosëse dhe vazhdimi i trendit të rezultateve negative do të sjellë një skenar të paimagjinuar deri disa javë më parë.