Modric që ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me Real Madrid, sipas medieve në Spanjë dhe Itali ka shprehur dëshirën për të nisur diçka të re, te Interi në Serie A. Florentino Perez po bën gjithçka për të mbajtur ‘maestron’ e mesfushës, duke thënë se klauzola e largimit të tij është 750 milionë euro. Por nëse ekziston dëshira e lojtarit për t’u larguar, Perez duhet të bëjë zgjidhje dhe të mos e pengojë largimin e tij.
Në rast largimi, Real Madrid duhet të shpikë diçka për zëvendësuesin e tij, dhe ‘AS’ ka sjellë disa alternativa me lojtarë që janë tashmë pjesë e ‘Los Blancos’, por edhe me të tjerë që mund të vijnë. Dani Ceballos, Mateo Kovacic, Marco Verratti, Sergej Milinkovic-Savic, Frankie De Jong dhe Miralem Pjanic, janë emrat që përmenden si zëvendësues të Luka Modric./Lajmi.net/