Ferizaj

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi rreth përfshirjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

By FerizajPress

January 25, 2017

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharfem Svarqa dhe drejtori ekzekutiv i “Balkan Sunflowers Kosova”, Muhamet Arifi, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të Komunës me Rrjetin e Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN) rreth hartimit të Planit lokal të veprimit, për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkanli dhe egjiptian në komunën e Ferizajt 2017-2021.

Marrëveshja e obligon Komunën që të caktojë ekipin përgjegjës për planifikimin dhe bashkërendimin e procesit të hartimit të planit, për sigurimin e kushteve për pjesëmarrje në punëtoritë planifikuese, shkëmbimin e informacioneve dhe dokumenteve për nevojat e planit, paraqitjen e planit të veprimit për miratim në kuvend etj.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim është një koalicioni i katër organizatave të shoqërisë civile, që angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.