Ferizaj

Nënshkruhet marrëveshja për objektin e Strehimores për Gratë Viktima të Dhunës

By FerizajPress

October 20, 2023

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini nënshkruan sot marrëveshje me strehimoren “Shtëpia ime”, strehimore për gratë viktima të dhunës, përfaqësuar nga znj. Sevdije Kasumi Bunjaku.

Objekti i gjendjes civile në Talinoc të Muhaxherëve i ndahet Strehimores “Shtëpia ime” e specializuar për trajtimin e rasteve të grave viktima të dhunës.

Ndarja e hapësirës për këtë strehimore paraqet një hap të rëndësishëm për sektorin e mirëqenies sociale e kujdesit social.