Lajme

Nënshkruhet marrëveshja me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës

By FerizajPress

April 23, 2016

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ky aktivitet do të ndikojë në motivimin e të rinjve për punësimin.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, që sipas tij do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë.

“Kjo është e mire sepse për tre muaj do të mundësohet që të mbajnë praktikë dhe ata që tregohen të mirë do të mbeten dhe kjo nuk do të zbusë papunësinë, por kemi edhe tri orientime që ne ta rrisim zhvillimin ekonomik, ta rrisim numrin e punëtorëve në treg dhe të mundësojmë që punëtorët të gjejnë punë në tregun evropian dhe vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”, tha ai.