Ferizaj

Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugëve të pesë fshatrave të Ferizajt

By FerizajPress

April 08, 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.

Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 €.

Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune.​