Ferizaj

Nënshkruhet kontrata, Komuna e Ferizajt bashkë me Fondacionin Kosovo- Luxembourg bashkëfinancojnë mbi 70 biznese ferizajse me mbi 200,000€

By FerizajPress

May 30, 2019

Nënshkruhet kontrata, Komuna e Ferizajt bashkë me Fondacionin Kosovo- Luxembourg bashkëfinancojnë mbi 70 biznese ferizajse me mbi 200,000€

Zhvillimi ekonomik lokal shumë shpejt do të njoh ritme më të larta progresi. Kjo si pasojë e një kontrate të nënshkruar sot në mes Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe përfaqësuesve të Fondacionit Kosovo-Luxembourg përmes së cilës do të bëhet bashkë-financimi i së paku 70 bizneseve fillestare dhe ekzistuese që operojnë në Komunën e Ferizajt për një periudhë të përkohshme sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara me këtë kontratë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të bizneseve, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Komunën e Ferizajt.

I pari i qytetit, Agim Aliu i cili në këtë takim shoqërohej nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyçi tha se kjo kontratë, kjo nismë ka impakt direkt në ekonominë lokale, duke fuqizuar biznesin dhe gjeneruar vende të reja të punës. Në anën tjetër, Fisnik Beqiri nga kjo organizatë tha se përmes kësaj kontrate përmbushet një synim i kësaj organizate që për mision ka fuqizimin e bizneseve fillestare dhe ekzistuese përmes kësaj forme mbështetje.

Përfitues nga kjo kontratë do të do jenë bizneset ferizajase të cilat do të mbështeten më fonde në formë të pajisjeve të nevojshme për fushë veprimtarinë e biznesit të tyre. Nisma të tilla janë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave që burojnë nga platforma qeverisëse në fushën e zhvillimit ekonomik lokal.