Lajme

Nënpresidenti amerikan:SHBA mbetët aleati më i madh i Evropës

By FerizajPress

February 18, 2017

Duke folur sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Pence ka thënë se “lidhja e qëndrueshme” në mes të SHBA-së dhe Evropës është ndërtuar jo vetëm mbi “fuqinë e armëve”, por edhe mbi bazën e përbashkëta dhe parimet që ne i duam shumë: lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit”.

Ai ka thënë se e ka sjellë një mesazh nga Trump: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm NATO-n, dhe nuk do të lëkundën” në përkrahjen për këtë aleancë.

Në të njëjtën kohë, Pence disa herë e ka përsëritur thirrjen e Trumpit për aleatët evropianë që të kryejnë obligimin e tyre rreth shpenzimeve për mbrojtjen ushtarake, duke kujtuar se vetëm pesë vende anëtare të NATO-s e kanë arritur cakun e shfrytëzimit të 2 % të Bruto Prodhimit Vendor për ushtrinë.

“Ka ardhur koha që të bëhet më shumë”, ka thënë në këtë drejtim, Pence.

Ai ka thënë se SHBA “do e mbajë Rusinë përgjegjëse” për ndërhyrjen në Ukrainë ndonëse kërkon bashkëpunim me Moskën, që Trump ka thënë se beson se do e arrijë.

Rusia duhet t’i përmbahet marrëveshjes për armëpushim të Minskut të arritur në vitin 2015 dhe duhet patjetër të filloj që të ndikojë në qetësimin e situatës në Ukrainën lindore, ka thënë më tej Pence.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-ja mbetët e përkushtuar për tu siguruar që Irani të mos ndërtojë armë bërthamore./REL