Nënkryetari i Preshevës, njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, me bashkpunëtor gajtë ditës së sotme ka vizituar kryetarin Agim Aliu.
Gjatë këtij takim u bisedua për mudësitë e bashkëpunimi mes komunës së Ferizajt dhe Komunës së Preshevës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Agim Aliu, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social.
“Sot, pata një vizitë të veçantë në zyrën time. Për të më uruar mandatin e ri, pata Nënkryetarin e Preshevës dhe njëherit Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, mikun tim, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë. Kënaqësi e bisedë e këndshme, për të synuar lidhjet e bashkëpunimet e afërta në të ardhmen” ka shkruar Aliu