Lajme

Nënkryetari i Kacanikut asfalton rrugën që qon tek shtëpia e tij!

By FerizajPress

April 18, 2016

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Remzi Elezi, ka asfaltuar rrugën që çon te shtëpia e tij, në fshatin Sllatinë me një gjatësi prej rreth 4 kilometrash nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar iniciativa Bashkimi Demokratik për Kaçanikun, duke akuzuar ekzekutivin e komunës për asfaltim të rrugëve mbi baza partiake e familjare.

Shukri Luta, këshilltar në KK të Kaçanikut nga radhët BDK-së, ka bërë me dije se nënkryetari i komunës, Remzi Elezi, ka asfaltuar rrugën e cila çon te shtëpia e tij në të cilën përfshihen 2-3 familje, ndërkaq ka anashkaluar një varg fshatrash të tjera të cilat janë më të frekuentuara me banorë. /shkruan/ gazeta Koha Ditore/