Ferizaj

Nënkryetari Gavazi priti drejtuesit e njësisë LMT në KFOR-in amerikan, diskutohet gjendja epidemiologjike në Ferizaj

By FerizajPress

November 10, 2020

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi paraditen e sotme, priti në takim një delegacion nga KFOR-i amerikan. Ishte komandanti Bruggeman dhe zv.komandanti Howard të njësisë LMT të KFOR-it amerikan që u pritën nga nënkryetari Gavazi, ku temë e diskutimit ishte menaxhimi i pandemisë së virusit COVID-19. Ky takim që po realizohet pas ndërrimit të komandës, përveç që shërbeu për t’u njoftuar lidhur me situatën e përgjithshme epidemiologjike, ishte edhe takim falënderimi e përshëndetës për bashkëpunimin e deritanishëm me komandanten Smalls.

Nënkryetari Gavazi njoftoi mysafirët me hapat që janë ndërmarr e po ndërmerren nga Shtabi Emergjent Lokal për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë së virusit COVID-19, ku njëherit shprehu falënderimin për ekipet e KFOR-it amerikan për mbështetjen e interesimin e vazhdueshëm për këtë situatë.