Ferizaj

Nënkryetari Ferati takoi përfaqësuesit e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN)

By FerizajPress

March 26, 2018

Ferizaj.26.03.2018 . Pasditen e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar edhe nga udhëheqësi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Selim Marevci, kanë takuar përfaqësuesit e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN). Në këtë takim është diskutuar për memorandumin e bashkëpunimit që do të lidh Komuna e Ferizajt me këtë organizatë lidhur me implementimin e projektit “Social Act” që mbështetet dhe financohet nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut përmes Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), implementimin e së cilës do ta bëj PEN. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve të moshës 18-25 vjeçare në të menduarit kritik, shkathtësi avokuese, shkathtësi të buta dhe në përpilimin dhe udhëheqjen e inovacioneve sociale që synojnë gjithëpërfshirjen sociale në Kosovë, me theks të veçantë në barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen e grupeve të pakicave etnike. Ndër përfituesit nga realizimi i këtij projekti janë edhe 12-13 të rinj nga Komuna e Ferizajt të cilët do të ndjeki trajnimet në Mendim Kritik dhe Zhvillim të Projekteve dhe Fushatave. Pjesë e përfitimit nga ky projekt do të jenë edhe 30 të rinj nga Komuna e Ferizajt të trajnuar me sistemin bashkëmoshatarë për bashkëmoshatarët dhe të angazhuar në implementimin e iniciativave lokale si dhe realizimi i dy iniciativave lokale që kanë për qëllim zhdukjen e dukurive negative në nivel komunal.