Ferizaj

Nënkryetari Aliu, takoi fëmijët e Qendrës së Down Syndrom Kosova në Ferizaj

By FerizajPress

October 17, 2022

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini dhe shefin e Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, kanë pritur në një takim fëmijët e qendrës Down Syndrom Kosova në Ferizaj nga mosha 14 vjeçe e tutje.

Me këtë rast Nënkryetari Aliu, ka bashkëbiseduar gjerë e gjatë më këta fëmijë, me ç’rast është njoftuar nga afër me shërbimet dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Fëmijët janë shprehur mjaft të kënaqur me shërbimet të cilat i kanë në Qendrën Down Syndrom Kosova në Ferizaj, ndërsa kanë kërkuar mbështetje edhe nga institucionet vendore.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe menaxherja e kësaj qendre Dea Konjufca punëtore sociale, si dhe anëtaret e grupit avokues Leart Gashi dhe Eloida Alija.

Takime të këtij lloji do të zhvillohen edhe në të ardhmen.