26 vjeçari këtë verë la Napolin për të ndjekur trajnerin e tij, Maurizio Sarri drejt ‘Stamford Bridge’. Transferimi te Chelsea ka emocionuar edhe nënën e tij. Faqja zyrtare e Chelsea ka publikuar një video shumë emocionuese ku shfaqet reagimi i parë i nënës së Jorginhos pasi sheh emrin e të birit të saj në fanellën e ‘Bluve’ të Londrës në dyqanin zyrtar të tyre./Lajmi.net/