Shëndetësi

Nëna rrëfen përmirësimet e djalit autik pasi eleminoi këtë ushqim nga regjimi ushqimor

By FerizajPress

November 12, 2018

Në vitin 1970, rreth 1 në 2000 fëmijë kishte autizëm ndërsa sot shifrat janë alarmante ! 1 në 150 fëmijë diagnostikohet me autizëm. Për fat të mirë, studiuesit mendje hapur të cilët provojnë me pacientët e vegjël çdo formë trajtimi nga terpaia me kafshë e deri tek terapia e tingujve kanë zbuluar së fundmi se një dietë ushqimore rigoroze ndikon në përmirësimin e fëmijëve me autizëm. Nëse fëmijët autik nuk konsumojnë bulmet dhe ushqime me gluten atëherë tek ata do të vihen re shenja të dukshme përmirësimi. Rrëfimi i një mamaje në një televizon të huaj (Fox News) i ka dhënë shpresë shumë nënave të tjera . Mjekët e diagnostikuan Ethanin (fëmija në fotografinë e mësipërme) me autizëm në moshën 6 vjeçare e nëna e tij Tracy Fox thotë: Puna me Dr. Kenneth Bock ishite frytdhënëse. Kisha vite që punoja me djalin por një veprim i vetëm ndezi dritën në fund të tunelit tonë ! Eleminova bulmetin dhe glutenin nga dieta e djalit tim.  Brenda tri ditëve pasi ndoqa këtë këshillë, djali flinte më qetë natën e dita ditës kishte sjellje më normale. Ky nuk është rasti i vetëm pasi shkencëtaret pohojnë së shumë prindër e kanë provuar këtë gjë dhe kanë vëne re ndryshime brenda pak javëve.