Sport

Nëna ia del ta nxjerrë fëmijën nga vetura që po ja vidhnin (Video)

By FerizajPress

July 20, 2016

Në Brasilia të Brazilit, një nënë ka arritur ta nxjerrë të birin nga vetura që ia vodhën dy persona.

Gruaja e paidentifikuar, kur e ka kuptuar se po ia vozisin veturën, e ka hapur derën dhe e ka tërhequr fëmijën, transmeton Telegrafi.

Por, në momentin që duket se gjithçka përfundoi, vërehet një gjë tjetër.

Veshja e gruas është kapur për derën e automobilit të kuq, dhe ajo po tërhiqej zvarrë.

Në videon e regjistruar nga ballkoni, shihet gruaja që me shumë mund arrin të largohet nga vetura në lëvizje.

Policia është duke kërkuar hajnat, por ata së bashku me veturën e vjedhur janë fshehur pa lënë gjurmë.

https://youtu.be/THnMD5x63ls

The post Nëna ia del ta nxjerrë fëmijën nga vetura që po ja vidhnin (Video) appeared first on GazetaBlic.