Sport

Nëna e Cavanit jep lajmin e madh për Uruguain

By FerizajPress

July 05, 2018

Edinson Cavani po “lufton” për t’u rikuperuar me kohë për ndeshjen ndaj Francës. Nëna e sulmuesit uruguaian, Berta Gomez, tha se ka shumë besim që Edinson do të jetë në fushë, përcjellë “Lajmi.net”. “Ishim dje të shoqëroheshim me të. Edi është me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë të njëjtë. Ai nuk e humb shpresën, kemi shumë besim”, deklaroi ajo. “Por ne duhet të presim dhe të shohim shërimin me trajtimet që po bën. Ai dhe unë kemi besim se mund t’ia dalë”, shtoi Berta Gómez në “Teledoce”. /Lajmi.net/