Pas protestave të bujqve ferizajas para Qeverisë së Kosovës, për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe përgjigjes së Kryeministrit Haradinaj se nuk ka mjete , ka reaguar asamblisti Nehat Mustafa i cili ka kërkuar që urgjentisht të të veprojnë në përkrahje të bujqve ferizajas
Ky është reagimi I plotë I Nehat Mustafës, asamblist në Asamblenë Komunale në Ferizaj
Kjo është skandaloze Z. Kryeministër, Deputetët ferizajas duhet të veprojnë urgjentisht në përkrahje të bujqve ferizajas
Deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës duhet të dalin hapur në përkrahje të kërkesës së drejtë të bujqve ferizajas. Puna e të gjithë bujqve është e shenjët edhe si në Rahovec, Suharekë, por edhe në Ferizaj dhe gjithë Kosovën.
Prandaj, 4 deputetët ferizajas pjese e koalicionit qeverisës duhet urgjentisht të takohen dhe të kushtëzojnë vazhdimin e kësaj qeverie me kompensimin e dëmeve që u janë bërë bujqve ferizajas. Edhe Kuvendi Komunal në Ferizaj duhet të mblidhet urgjentisht për ta debatuar dhe përkrahur këtë kërkesë.