Nehat Mustafa ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë nga Avni Kastrati.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Mustafa me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot, zyrtarisht fillova detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Tregtisē dhe Industrisë. Së bashku me Zëvendësministrin e deritanishëm në MTI, Z.Avni Kastrati, mbas takimit me Ministren Bajrami, përfunduam procedurat e pranim dorëzimit të detyrës”, ka shkruar Mustafa në Facebook