Editorial

Negociatat Shqipëri-Greqi shfaqin një dilemë se për fatkeqësitë e shqiptarëve a kanë përgjegjësi vetëm të huajt apo edhe vetë shqiptarët.

By FerizajPress

February 02, 2018

Kur Italia fashiste në vitin 1939 ishte hedhë në sulm për ta pushtuar Shqipërinë, paraprakisht Çiano që ishte pjesë e oborrit të Duçës, për ta prezantua pushtimin si çlirim dhe bashkim të shqiptarëve dhe për ta ngulfat rezistencën e këtyre të fundit, publikoi planin se qëllimi i sulmit nuk ishte okupimi por bashkimi I Kosovës dhe Çamëris me Shqipëri. Ata që i besuan pushtimit fashist u bënë vegla qorre të tyre e ata që e refuzuan bashkëpunimin me fashizmin, u konfrontuan gjoks për gjoks me ta, dhe me 29 nëntor të vitit 1944 e çliruan vendin dhe vendosën një qeverisje gjithë popullore, por me një kosto shumë të dhimbshme. Në vitet 90-ta kur përsëri u kthyen në pushtet ish këlyshët e Duçës, anë e mbanë Shqipërisë gumëzhiu kazma e shkatërrimit. Ata përpos që përmbysën çdo gjë mbi dhe, nuk harruan ti shkulin nga varri edhe luftëtarët dhe dëshmorët që e shpartalluan fashizmin Italian dha nazizmin gjerman. Nga monumenti nënë Shqipëri u nxorrën eshrat e dëshmorëve dhe njerëzve të mëdhenjë të kombit dhe u vendosën kockat e një banditi të zi- Azem Hajdarit. Ironia sot është edhe më neveritëse kur dëgjon faktin se qeveria e Shqipërisë po negocion me shtetin grek për shfuqizimin e ligjit të luftës që midis këtyre dy shteteve, pa fajin e palës shqiptare zotëron tash e 70 vite. Në këto negociata pala greke I ka kërkuar shtetit shqiptarë që si një nga kushtet për shfuqizimin e ligjit të luftës është ngritja e monumenteve për ushtarët grek të rënë në vitet 40-ta në Shqipëri për pushtimin e Korçës Gjirokastrës etj, atë që Greqia tradicionalisht e quan Vorio Epiri. Dhe me sa duket qeveria shqiptare është dakorduar. U qoftë turpi I zi qeveritarëve shqiptarë që po e marrin guximin tu a njohin lavdinë pushtuesve të Shqipërisë, e në anën tjetër nuk e kanë kurajën ti rikthejnë kockat e udhëheqësve të çlirimit të vendit në monumentin nënë Shqipëri. Athua vallë ju qeveritarë aktual të Shqipërisë jeni vetëm për të faturuar rrymën, ujin, për të grumbullua bërllokun e për të mbjellë e shitë kanabis dhe jo për të kryer ndonjë mision tjetër ?. Pse ju se merrni guximin për të kërkuar nga ish hapësirat e Jugosllavisë ngritjen e një monumenti për ushtarët çlirimtar nga Shqipëria që ranë në luftërat për çlirimin e Jugosllavisë. Fundja ata ishin çlirimtarë dhe jo pushtues të atyre trojeve. Por ju s’mund ta bëni këtë sepse edhe pse jeni ndryshe nga të parët megjithatë jeni pjesë e modelit të fëlliqur të demokracisë fashiste në Shqipëri. Prandaj të gjitha këto zhvillimet e pasviteve të 90-ta në hapsirat shqipëtare ngrehin një dilem se nëse fatëkeqsia për shqipëtarët janë vendimet e ndërkombëtarëve apo edhe vetë shqipëtarët, e përgjigjja është e çartë si drita e diellit, të dy sëbashku.

Me respekt Remzi Hasani Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha