Sport

Nedved zbulon se çfarë ka bërë Ronaldo pas ardhjes në Juventus

By FerizajPress

August 14, 2018

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved ka lavdëruar blerjen e Cristiano Ronaldos. Ai ka thënë se ardhja e sulmuesit portugez nga Real Madrid ka shtuar rritjen e ekipit kampion nga Serie A. “Hapi i Juventusit drejt klubeve më të mëdha në Evropë është konfirmuar tutje”, deklaroi Nedved për “Juventus TV”, përcjell “lajmi.net”. “Fakti se kemi arritur transferimin e Ronaldos në Juventus është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai. “Do të na japë më shumë për të ardhmen, si dhe për të gjithë futbollin italian”, theksoi Nedved. /Lajmi.net/