Lajme

Në Vushtrri konfiskon dy armë, dy persona që po shtrinin në ajër u denoncuan  

By FerizajPress

November 17, 2016

Njësitë përkatëse policore kanë lokalizuar zonën ku dyshohej se kishte të shtëna, me ç’rast është ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit M. H. 53 vjeçar dhe F. A. 39 vjeçar, ku gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjata, një thikë dhe 12 gëzhoja.

“ Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për vepër penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’”, ka bërë të ditur Policia. /Lajmi.net

.