Në këtë takim janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinimit të migrantëve dhe refugjatëve, raporton agjencia DPA nga Vjena.
Kancelari i Austrisë, Christian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
“Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje”, tha Kern, përcjell REL.
Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike.
Pos Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.
Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit për migrim të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.
Pjesëmarrësit sipas rendit alfabetik (anglisht)
-Shqipëria – Z. Edi Rama, Kryeministër
-Austria – Z. Christian Kern, Kancelar federal
-Bullgaria – Z. Boiko Borissov, Kryeministër
-Kroacia – Z. Tihomir Oreskovic, Kryeministër
-Gjermania – Znj. Angela Merkel, Kancelare federale
-Greqia – Z. Alexis Tsipras, Kryeministër
-Hungaria – Z. Victor Orban, Kryeministër
-Maqedonia – Z. Emil Dimitriev, Kryeministër ad interim
-Rumania – Z. Dacian Ciolos, Kryeministër
-Serbia – Z. Aleskandar Vucic, Kryeministër
-Sllovenia – Z. Miro Cerar, Kryeministër.
Në takim marrin pjesë gjithashtu dhe presidenti i Këshillit Europian , z.Donald Tusk si dhe presidenti i Komisionit Europian, z.Jean Claude Juncker.