Lajme

Në vizitën e Tillerson në Moskë, Rusia e akuzon SHBA-në për sulm të jashtëligjshëm në Siri

By FerizajPress

April 12, 2017

Tillerson është për vizitë sot Moskë, dhe ka mundësi që të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Express.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha  se Rusia ka shumë pyetje rreth ideve ambicioze dhe kontradiktore të Administratës Trump.

Po ashtu, sipas Lavrov, është me rëndësi për Moskën që të kuptojë qëllimet e vërteta të Administratës Trump.

“Kemi parë shumë veprime alarmuese së fundmi me një sulm të jashtëligjshëm ndaj Sirisë. Ne konsiderojmë se është e rëndësisë maksimale që të parandalohet përsëritja e veprimeve të ngjashme në të ardhmen,” ka thënë Lavrov./Express/