Lajme

Në veturën e Patës u gjetën dy kallashnikovë

By FerizajPress

November 22, 2016

34-vjeçari udhëtonte me një makinë Volkswagen Passat që drejtohet nga Ari Halinani. Ky i fundit u shpëtoi plumbave, ndërsa në polici ka deklaruar se ishte vetëm shoferi i viktimës.

Në çantën ku Nelgert Pata mbante sendet personale, hetuesit gjetën edhe çelësat e një automjeti, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’. Rezulton se çelësat ishin të automjetit të tij Benz me targa ruse që ishte i parkuar në oborrin e hotelit në Fier ku po qëndronte viktima.

Pas kontrollit të ushtruar në brendësi të kësaj makine, u gjetën dhe u sekuestruan edhe dy armë zjarri të tipit kallashnikov. Nisur nga ky fakt, dyshimet e hetuesve të ngjarjes kanë qenë se Nelgert Pata kishte filluar të lëvizte i armatosur që pas atentatit të parë të ngritur ndaj tij në 21 gusht të këtij viti në një lokal në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në këtë ngjarje, ai shpëtoi mrekullisht, shkruan syri.net.

Ndërkaq, pas verifikimeve të bëra për “Benz”-in e gjetur, policia konstatoi se kjo makinë rezultonte të ishte e vjedhur në qytetin bregdetar të Vlorës.

.