Lajme

Në vend të BDI-së “votojnë” për Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn! (Foto)

By FerizajPress

December 11, 2016

Duket se disa shqiptarë të Maqedonisë ende besojnë se ka qenë Ali Ahmeti dhe BDI-ja ata që i kanë “vënë në kurth” luftëtarët e Grupit të Kumanovës.

Në një fletëvotim që e ka siguruar lajmi.net nga zgjedhjet e sotme në Maqedoni, në pjesën ku duhej të votohej për BDI-në janë shënuar me laps emrat e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, dy udhëheqësit e Grupit të Kumanovë të vrarë në Lagjen e Trimave. /Lajmi.net/

.