Në UShAF qëndruan përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, Austri (Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Pia Auer dhe Ulrike Szigeti), të cilët mbajtën Punëtori me studentët e UShAF me temën “Dizajni i Produktit dhe Bashkëpunimi me Industri”. Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i uroj mirëseardhje përfaqësuesve të këtij Universiteti, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën që i kan dhënë universitetin tonë deri më tani dhe theksoi se zhvillimi i institucionit tonë është si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salzburgut. Po ashtu, përfaqësuesit e këtij Universiteti falënderuan rektorin dhe u shprehën të kënaqur që po takohen prapë me studentët e UShAF dhe se bashkëpunimi po sjell rezultate të suksesshme për të dyja institucionet. Punëtoria kishte për qëllim që studentët të luajnë rolin e një eksperti të jashtëm, si dhe të ndihmojnë kompanitë me idetë dhe kreativitetin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen kompanitë të bëjnë avancime. Ata dhanë idetë e tyre rreth prodhimit, dizajnimit, përdorimit të produkteve të cilat ata i prodhojnë. Në këtë punëtori, morën pjesë 40 studentë, të cilët punuan në 10 grupe, të shpërndarë në 5 kompani. Pas përfundimit të studimit studentët pjesëmarrës prezantuan punën e bërë gjatë kësaj Punëtorie dhe u vlerësuan nga Komisioni me vendin e parë dhe të dytë për secilën kompani veç e veç. Komisioni përbëhej nga: z. Agron Bajraktari, z. Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Nuhi Çerkini (Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal) dhe Zekirja Jakupi nga Komuna e Ferizajt. Ndërsa, Kompanitë në të cilat studentët po zhvillojnë studimin janë: Ahikos, Daça, Tefik Çanga, Sela Impex dhe ANB Baliu.