Ferizaj

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u bë inaugurimi i Instalacionit “Pieces of Strength” “Copat e fuqisë”

By FerizajPress

October 18, 2024

Në hapësirat e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u bë inaugurimi i Instalacionit “Pieces of Strength”. Ky instalacion është një vepër e veçantë, kushtuar kontributit të grave, veçanërisht atyre para dhe gjatë luftës së fundit, si dhe të gjitha grave që kanë dhënë kontributin e tyre në sfera të ndryshme në shoqërisë sonë.

Projekti është mbështetur nga Jahjaga Foundation, ku fituese e këtij projekti është studentja jonë Elba Gashi, e cila është në vitin e dytë në programin e Dizajnit Grafik dhe Multimedia. Procesi i saldimit është realizuar nga Vatër Hyseni dhe Elba, ndërsa artivistat dhe studentët tanë si: Gentrit Osmani, Eduart Topalli dhe Hanë Haziri, kanë asistuar në realizimin e këtij projekti.

Këtë vepër artistike e mirëpriti edhe Rektori i UShAF Prof. Dr. Agron Bajraktari I cili u shpresh I knaqur me rezultatin e këtij projeki, ‘’Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që studentët tanë, si Elba, arrijnë të realizojnë projekte kaq sensibilizuese dhe profesionale. Besoj shumë se aktivitete të tilla janë të mirëseardhura dhe të dobishme për të gjithë ne. Universiteti ynë është gjithmonë i hapur për të mbështetur të rinjtë dhe projekte të tilla.

”Aktiviteti është bërë i mundur me ndihmën e projektit rajonal nga Bashkimi Evropian. Mbështetje për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)”.