Lajme

Në TEB u plaçkitën 20 mijë euro

By FerizajPress

March 15, 2017

Sot gjatë ditës tre persona të armatosur kanë plaçkitur filialin e bankës “TEB”, në rrugën “Enver Maloku”, të Prishtinës. Siç merr vesh gazeta Express dëmet që ka pësuar kjo bankë nga plaçkitja shkojnë në 20 mijë euro. Vjedhja ndaj bankave në Kosovë është duke vazhduar. Pa kaluar ende një muaj nga plaçkitja që ndodhi në bankën BKT, sot pre e hajnave ka qenë edhe banka TEB në Prishtinë.

Këtë bankë e kanë plaçkitur tre persona.

Gazeta Express nga burimet e saja merr vesh se janë 20 mijë euro që grabitësit kanë marrë në këtë bankë.

Ndërkohë që një veturë e tipit ‘Audi’ është ndaluar në hetuesia në të cilën po bëhen eksaminimet.

Kujtojmë se kjo plaçkitje ka ndodhur në ora 15:10, në filialin e “ TEB bank” e cila ndodhet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë./GazetaExpress/