Ferizaj

Në teatrin e qytetit “Adriana” sonte shfaqet premiera “Hanibali i Nëntokës”

By FerizajPress

February 15, 2019

Aktivitetet për shënimin e 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kanë filluar qysh mbrëmë me një koncert të përgatitur nga nxënësit e shkollës së muzikës “Kromatika”, me ç’rast kanë shfaqur një program të pasur artistik. Kjo ngjarje e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq është shoqëruar me paraqitjen brilante të nxënësve në solo këndim dhe instrumente.

Ndërkaq sonte duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin e qytetit “Adriana”, do të shfaqet premiera “Hanibali i Nëntokës” me regji të Fatlum Haziri.

Ndërsa të shtunën me datën 16 shkurt me fillim nga ora 11:00 do të ketë turnir në hendboll nga veteranët e klubit hendbollistik “Kastriotit” në palestrën e sporteve “Bill Clinton”, ndërsa nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” do të ketë koncert për fëmijë, në orën 18:00 në Galerinë e Artëve do të shfaqet një ekspozitë kolektive nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” ndërkaq në ora 20:00 do të reprizohet shfaqja “Hanibali i Nëntokës”.

Dita e festës do të filloj me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në ora 10:00,akademia solemne fillon më ora 11:00 në teatrin “Adriana”, si dhe në fund do të shfaqet një koncert në teatrin “Adriana” nga shkolla e muzikës “Çesk Zadeja” në ora 18:00.