Ferizaj

Në Spitalin e Ferizajt gjatë vitit 2020 u lindën 1558 foshnje

By FerizajPress

December 30, 2020

Spitali i Ferizajt sot ka bërë publik raportin për vitin 2020.  Në këtë raport është përfshirë puna njëvjeçare e këtij Spitali.

Sipas drejtorit të Spitalit të Ferizaj,Jeton Zeqiri, ky vit  ka qenë një vit I vështirë për shkak edhe të pandemisë nga virusi COVID-19.

Zeqiri me këtë rast ka thënë se gjatë gjithë kohës  në këtë spital në focus ka qenë  kujdesi ndaj pacientëve të infektuar me Covid-19, por që nuk janë lënë anash edhe shërbimet tjera të domosdoshme.

Në kohën kur kërkohej shërbime nga mjekët nga  COVID-19 u infektuan 77 punëtorë shëndetësor  të Spitalit të Ferizajt dhe mori jetën e një mjeku specialist para disa ditëve.

Reparti Covid-19-vizita ambulantore 2275, pranime 647, pacient të trajtuar me oksigjen 939

Reaprti Kirurgjisë- 655 operacione,ditë mjekimi 1931, vizita ambulantore 817, vizita emergjente 2209.

Reparti Ortopedisë– 118 operacione, vizita emergjente 4192, vizita ambulantore 1552.

Reparti Pediatris– 6579 vizita emergjente

Reparti i Gjinekologjisë- 1698 pranime, 1312 lindje normale, 247 lindje me s/c, vizita ambulantore 3503, vizita në kujdestari 6029.

Reparti Neonatologjisë- pranime 227, lindje 1533, vizita ambulantore 325,  vizita në kujdestari 1347.

Reparti Internos- 204 pranime, vizita ambulantore 4138,  vizita emergjence 7203.

Reparti i Emergjencës- 5567 raste emergjente,raste kirurgjike 2209,raste internistike 7203, raste ortopedike 4192, Infuzione 7589, aksidente 745, incidente 299, hospitalizime 221, intoksikime 26, VLC 1727.

Hemodializa- numri i pacientëve 79, dializime 10435.

Diagnostika- 102184  analiza të kryera, RTG 11963  dhe  ECHO 2059.

– Gjatë këtij viti si pasoj e infektimit dhe sëmundjes me Covid-19 fatkeqësisht kemi humbur Anesteziologun e profesionistin shembullor, kolegun dr Afrim Tasholli.