Ferizaj

Në Sojevë të Ferizajt largohen deponitë e egra

By FerizajPress

June 23, 2016

Ferizaj- Projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër” sot  në Ferizaj  ka vazhduar me largimin e deponive të egra në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Ky aksion i cili po kryhet nga KRM “Pastërtia” në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe GIZ-in gjerman  këtë të enjte po vazhdon në fshatin Sojevë ku po largohen deponi të egra të krijuara  në pjesë të ndryshme të  fshatit.

Banorët e Sojevës edhe më parë  kanë marr aksione për largimin e  deponive të egra  por  ato sërish po krijohen nga  pakujdesia e banorëve të këtij fshati.

Para katër vitesh kemi bërë pastrimin e disa deponive dhe aty si udhëheqësi e fshatit jemi duke u kujdesur që ato të mos kthehen sërish në deponi. Kemi kërkuar nga KRM  “Pastërtia” që të na ndihmoj në pastrimin e deponimeve që janë krijuar me kohë dhe të largojmë këto nga fshati e që pastaj të kemi një mbikqyrje dhe të mos grumbullohen sërish mbeturinat” tha Sylejman Syla kryetar i fshatit Sojevë

“Me kërkesën tonë dhe me përkrahjen edhe të  GIZ-it kemi filluar pastrimin” ka thënë Syla.

“Kjo është deponia e radhës  e cila po largohet në kuadër të projektit ta pastrojmë Kosovën. Aksioni është marr në bashkëpunim me Kuvendin Komunal dhe GIZ-it. Ne do të vazhdojmë të jemi në teren deri sa të krijojmë një ambient të pastër dhe në kuadër të garës për pastrimin e Kosovës do të synojmë që të jemi të parët.Nëse fitojmë këtë çmim do të rriten mundësit që me mjetet e fituara të krijohen kushte më të mira për.mirëmbajtje” tha Arbër Ibrahimi,zëdhënës i KRM “ Pastërtia”

Për këtë edhe këshilltari në Asmablenë Komunale nga ky fshat e ka përshëndetur këtë iniciativë.

“Falënderojmë këtë iniciativë për pastrimin dhe largimin e deponimeve të egra dhe  të krijohen kushte që të kemi një ambient më të pastër.Shpresoi që qytetarët pas largimit të këtyre deponimeve do të jenë ata të cilët do të kujdesen që ta mbajnë këtë ambient të pastër” tha Shpëtim Sojeva, këshilltar komunal në Ferizaj.

Sojeva me këtë rast tha se ka propozuar  që edhe kuvendi komunal  të marrë një vendim  që të ndihmohet krijimi I kushteve për  kompaninë “Pastërtia” që të përballoi këtë vëllim të punës.

“Kam propozuar edhe në Asamblenë Komunale që kjo kompani  për faktin se është Publike të ketë edhe një ndihmë  nga komuna në inkasimin e mjeteve pasi ngecja në këtë drejtin po shkakton edhe problem në mirëmbajtjen dhe punën e kësaj kompanie.Kam propozuar që interesi I përgjithshëm të vehet para atij individual  dhe komuna të  ndihmoi në inkasimin e borxheve të kësaj kompanie të cilat janë shumë të mëdha nga ana e qytetarëve” tha Sojeva

Në këtë aksion  të pastrimit të deponive ishte edhe përfaqësuesi i GIZ-it Sherif Ademi i cili ka falënderuar kompaninë “Pastërtia” dhe udhëheqjen Komunale për gatishmëri për bashkëpunim.

“Falënderojmë drejtorin e Pastërtisë dhe kryetarin e Komunës, Muharrem Svarqa,  që kanë shprehur gatishmëri ta përkrahin këtë aksion dhe falë kësaj edhe po shihen rezultatet. Jemi duke punuar që pastërtia të jetë në rend të parë dhe të krijohet një shprehi në ruajtjen e ambientit” tha Sherif Ademi përfaqësues i GIZ-it

Përfaqësues të GIZ-it apelojnë te përfaqësuesit e fshatrave të cilat kanë deponi të egra të bëjnë kërkesë tek zyrat e Gizit që të hyjnë në projektin e pastrimit të këtyre deponive.

Projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër” do të përfshijë katër regjione me 16 komuna të Republikës së Kosovës. Kjo është një garë përmes së cilës, nëse komuna i arrijnë objektivat e perfomancës, fiton grant. Projekti në fjalë ofron grante në vlerë prej 3.4 milion euro, që financohet nga qeveria gjermane,  partnerë  është edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa GiZ-i gjerman është zbatues i projektit.