Ferizaj

Në shumë rrugë në Ferizaj ndryshon kahja e lëvizjes së automjeteve

By FerizajPress

July 05, 2018

Ferizaj.05.07.2018. Drejtori e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka marrë vendim për ndryshimin e kahjes së lëvizjes në shumë rrugë të Ferizajt.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Arben Halilit, këto ndryshime në rregullimin teknik të trafikut do të bëhen për arsye se shumë shpejt do të fillojnë disa projekte infrastrukturore të cilat kanë për qëllim rregullimin në një afat më të gjatë të trafikut si dhe pritjeve të rritjes së fluksit të trafikut në sezonën verore. Ndryshimet në kahjet e lëvizjes do të ndryshojnë në këto rrugë: 1. Rruga “12 Qershori” nga kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën “Dëshmorët e Kombit” e deri te kryqëzimi me rrugën “Madeleine Albright” do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në dy drejtime. 2. Rrugët anësore që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla” me rrugën “Emin Duraku” , do të jenë rrugë ku qarkullimi do të zhvillohet në një kahje. 3. Në rrugën “Rexhep Bislimi”, pikrisht dy rrugët anësore, “Qamil Ilazi” dhe Shën Nënë Tereza” do të jenë rrugë ku qarkullimi i automjeteve do të zhvillohet në një kahje, kun ë rrugën anësore “Shën Nënë Tereza” hyrja do të bëhet nga rruga “rexhep Bislimi”, kurse hyrja në rrugën anësore “Qamil Ilazi” do të nga rruga “At Nik Prela”. 4. Rruga “Rizah Goga”, prej kryqëzimit rë kësaj rruge me rrugën “Enver Topalli” e deri te kryqëzimi me rrugën “Avdyl Frashëri” do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në një kahje. Hyrja në këtë rrugë do të bëhet nga rruga “Enver Topalli”. 5. Në pjesën e rrugës “Hamzë Jashari”, prej qendrës së fitnesit “Fivestar” e deri të ndërtesa e Komunës do të lejohet parkimi i automjeteve me pagesë, ku menaxhimin e parkingut do ta kryej ndërmarrja publike lokale “Ambienti”